Kontrollorët ajrorë, në grevë javën e ardhshme

Kjo për shkak të pakënaqësive të tyre lidhur me përfshirjen në Ligjin për Paga.

Sindikata e quajtur SINKON ka njoftuar se dje është ftuar në takim nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Pas kësaj ata vendosën që të shpallin grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në orën 09:00.

Ata bënë të ditur se duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë.

Megjithatë, ata paralajmëruan se në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës së tyre për përjashtim nga Ligji i Pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/kontrolloret-ajrore-ne-greve-javen-e-ardhshme-623794/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

OKB-së për Kosovën: Taksa rriti tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit

Ai u ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.

“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar të rriten dhe negativisht ndikojnë në mundësinë e dialogut produktiv”, thuhet mes tjerash në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.

Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në INTERPOL, në mesin e thirrjeve që zyrtarë të BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara i i bën Prishtinës  që të tërheqë këtë vendim.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/raporti-i-okb-se-per-kosoven-taksa-rriti-tensionet-midis-prishtines-dhe-beogradit-623774/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Kocijançiq për Trepçën: Rendin e ditës në dialog e caktojnë Beogradi dhe Prishtina

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka sqaruar qëndrimin e institucioneve evropiane lidhur me mundësitë që çështja e kombinatit metalurgjik “Trepça” të përfshihet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket çështjes se a është “Trepça” pjesë e dialogut, Bashkimi Evropian, si ndihmës i procesit ka qenë gjithmonë i qartë që rendi i ditës në dialog përcaktohet nga Beogradi dhe Prishtina. Ne nuk komentojmë për pikat për të cilat nuk dëshirojnë të bisedojnë. Ata i sjellin në tavolinë çështjet që i konsiderojnë të hapura dhe më pas duhet të merren vesh për atë se a duan të flasin për secilën çështje, në mënyrë që të arrihet marrëveshja juridikisht e obligueshme për të gjitha çështjet e hapura”, ka thënë Kocijançiq.

Erdogan: SHBA-ja po vonohet në krjimin e zonës së sigurt në Siri

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka kritikuar Shtetet e Bashkuara mbi vonesat në krijimin e një zone të sigurt në Siri, duke thënë se nëse Uashingtoni nuk do të kontribuojë në këtë përpjekje, Ankaraja do ta bejë atë e vetme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij turk Reccep Tayip Erdogan, diskutuan muajin e kaluar për ngritjen e zonës së sigurt në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Turqia ka kërkuar që milicia kurde e Sirisë të tërhiqet nga atje. Presidenti Erdogan po kërkon ndihmë logjistike dhe financiare nga Uashingtoni për këtë proces.

Presidenti turk tha të martën se nëse SHBA-ja nuk i përmbahet premtimit për “pastrimin e rajonit nga terroristët” dhe nuk kontribuon në krijimin e një zone të sigurt nën kontrollin e Turqisë, atëherë “ne do të kujdesemi për këtë punë”.

Presidenti Erdogan paralajmëroi se durimi i Ankarasë po zbehet në raport me tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga qyteti sirian Manbij

Papa Françesku vazhdon vizitën në Emiratet Bashkuara Arabe

Papa Françesku mbajti një tubim historik për rreth 170.000 katolikë në një stadium në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kreu i Kishës Katolike, udhëtoi me veturën e hapur në Stadiumin “Zayed” ku u ngrit një altar me një kryq të madh.

Papa Françesku u prit ngrohtësisht nga filipinasit dhe indianët katolikë të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe e ftuan Papën për vizitë tre ditore si pjesë e organizimit “Viti i Tolerancës 2019”

Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve fetarë që të punojnë së bashku për të hedhur poshtë “pangopësinë e mjerueshme” të luftës dhe t’i rezistojnë “logjikës së fuqisë së armatosur, armatosjes së kufijve dhe ngritjes së mureve

raporti qeveritar nuk gjen ndikim nga jashtë tek zgjedhjet e 2018

Një raport i klasifikuar i qeverisë amerikane lidhur me ndërhyrjen e huaj tek zgjedhjet për në Kongres të nëntorit të 2018-ës, arrin në përfundimin se ndërhyrja nga jashtë “nuk pati ndikim material” tek integriteti dhe siguria e votave, duke lënë të hapur çështjen në se do të merren sanksione për ndikimin e huaj në fushatat elektorale.

Ndërsa përfundimet e hollësishme të raportit nga Departamentet e Drejtësisë dhe të Sigurisë Kombëtare janë të klasifikuara, të dyja këto agjenci deklaruan të martën se nuk kishin gjetur “të dhëna që aktivitetet e një qeverie, apo agjenti të huaj të kenë patur ndikim material tek integriteti, apo siguria e infrastrukturës elektorale, apo politike në zgjedhjet e mesit të mandatit.”

Në raportin e të dy agjencive nuk thuhet në se fushtatat e ndikimit të huaj me objektiv votuesit amerikanë patën sukses që të ndikonin tek rezultati i zgjedhjeve, një çështje që zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk janë përpjekur t’i përgjigjen.

Raporti u përgatit me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i nënshkruar në shtator, që autorizonte sanksione ndaj aktorëve të huaj, në rast se do të kishte ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, gjenerali Matthew Whitaker dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen ja dorëzuan raportin e agjencive të tyre Presidentit Trump.

Mesazhi i Rashicës pas golit dhe fitores kundër Dortmundit

Anësori i Kosovës hapi serinë e golave duke e devijuar një top në portë pas një harkimi nga Max Kruse pas vetëm katër minutave lojë. Vendasit reaguan duke e barazuar rezultatin në 1-1 përmes Marco Reus në minutën e fundit të pjesës së parë. Gjermani realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Kohfeldt e zëvendësoi Rashicën në minutën e 66-të, duke e futur në lojë Martin Harnikun. Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll pa fitues. Ndeshja kaloi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Këtu edhe u zhvillua një dramë e vërtetë gjatë të cilës u shënuan plot katër gola, nga dy gola secila skuadër.

Në fund, Werder Bremeni u tregua tepër i fortë për Dortmundin në penallti dhe Bremeni i Rashicës e siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Rashica ka luajtur në gjithsej 14 ndeshje për Bremenin gjatë këtij sezoni. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë tri gola dhe ta asistojë një tjetër. /Gazeta Express/

Një në dy prindër përdor metoda joefikase gjatë ftohjes së fëmijëve

Rreth 51% prej tyre, gjatë kohës kur fëmijët kanë shenja të ftohjes, u japin vogëlushëve integratorë dhe vitamina edhe nëse nuk ka dëshmi të efektshmërisë së tyre për  parandalimin e kësaj sëmundjeje, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Miçiganit, SHBA.

“Këto janë produkte, efektshmëria e të cilave nuk është provuar në studime klinike, por që janë të publikuara gjerësisht dhe përdoren shpesh. Për shembull, nuk ka dëshmi shkencore se është me të vërtetë e dobishme në parandalimin e ftohjeve për t’i dhënë një fëmije vitaminë C, multivitaminë ose produkte të tjera si mbështetje për sistemin imunitar’’, theksoi pediatri Gary Freed.

”Mesatarisht, një fëmijë ftohet nga tre deri në gjashtë herë në vit, me simptoma të ndryshueshme që mund të zgjasin deri në dy javë. Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë strategjitë parandaluese me prova të forta shkencore për shembull higjienën personale, larjen e shpeshtë të duarve duke shmangur prekjen e hundës dhe gojës, dorën përparara kur teshtijnë dhe kolliten